Një grup ndërkombëtar shkencëtarësh kanë dekoduar kristale proteinash që gjenden në zorrët e furrtareve.

Arsyeja?

Është katërfish më ushqyese sesa qumështi i lopës dhe shkencëtarët besojnë se mund të jetë çelësi i të ushqyerit për popullsinë e së ardhmes.

Ndonëse pjesa më e madhe e këtij lloji insekti nuk prodhon qumësht,

Diploptera punctuate

, që është e vetmja furrtare që lind një jetë të re dhe prodhon “qumësht” përmban kristale proteinash, për të ushqyer të vegjlit e saj.

Fakti që një insekt prodhon qumësht është tepër mahnitës, por ajo që i ka mahnitur më shumë shkencëtarët është fakti se një copëz e vetme kristali proteine që gjendet në të përmban trefish më shumë kalori se ajo që gjendet qumështin e buallit, që gjithashtu ka kalori të larta.

Sigurisht mjelja e furrtareve nuk është e mundur, ndaj grupi ndërkombëtar i shkencëtarëve të mbledhur në Indi vendosën që të krijonin sekuencën e geneve përgjegjëse për prodhimin e kristaleve të proteinave të qumështit, për të parë nëse mund t’i riprodhojnë në laborator.

Shkencëtarët shpresojnë që në një të ardhme të kenë mundësinë të prodhojnë kristale proteinash në sasi shumë të mëdha. Studimi në fjalë u publikua në revistën shkencore të Unionit Ndërkombëtar të Kristalografisë,

IUCrJ

. /tvklan.al