Brendësia e hënës mund të përmbajë një sasi të konsiderueshme të ujit të lëngshëm, thonë shkencëtarët studiues nga universitetet Brown dhe Hawaii në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) të cilët edhe vet kanë mbetur të befasuar nga provat e zbuluara për prani të sasive të mëdha të ujit, të bllokuara në depozitat e mbetura nga shpërthimet vullkanike.

Sipas shkencëtarëve, depozitat janë kryesisht të grumbulluara në rruaza qelqi të formuara nga nxehtësia ekstreme. Uji duket se është mbledhur brenda rruazave.

Në pjesën më të madhe të astronomisë moderne, shkencëtarët supozonin se hëna ishte inerte dhe me mungesë të pjesës më të madhe të komponentëve të nevojshme për jetë, siç është uji. 

Ky mendim filloi të ndryshojë në vitin 2008, atëherë kur mostrat e rruazave të qelqit vullkanik të grumbulluara nga misionet Apollo 15 dhe 17 dëshmuan për prani të ujit.

Analizat shtesë të imazheve satelitore kanë çuar shkencëtarët në konstatimin se një sasi e madhe e ujit fshihet nën sipërfaqe të hënës. Ky studim ka qenë i financuar nga NASA e cila e publikoi në revistën “Nature Geoscience”. 

“Çështja kryesore është nëse vallë mostrat e Apollo paraqesin pjesën më të madhe të kushteve të brendshme të hënës, ose paraqesin rajone të tëra të pasura me ujë”, shkroi autori kryesor i tekstit Ralph Milliken nga universiteti Brown.

Nësë uji vërtetë është i pranishëm në hënë, atëherë shkencëtarët do të duhet të riformojnë teorinë lidhur me formimin e saj.

Shumica e astronomëve besojnë se hëna është formuar pasi një asteroidi masiv të madhësisë së planetit, u përplas me Tokën duke shkëputur një pjesë gjigante të shkëmbit.

Kjo përplasje duhet të ketë qenë shumë e nxehtë, saqë hidrogjeni, elementi i nevojshëm për ujë, të mos ketë mbijetuar. /Anadolu Agency