Shkencëtari më i vjetër australian ka në plan të fluturojë për në Zvicër javën e ardhshme, për t’i dhënë fund jetës së tij. David Goodall, një ish-lektor universiteti nga Australia Perëndimore, nuk ka sëmundje të pashërueshme, por thotë se i vjen keq që ka arritur moshën 104 vjeç ndërsa cilësia e jetës së tij vazhdon të përkeqësohet.

“Më vjen keq që kam arritur në këtë moshë”

, tha ai për ABC.

“Unë nuk jam i lumtur. Dua të vdes. Nuk më vjen keq. Ajo për të cilën më vjen keq është fakti që unë po pengohem për ta bërë një gjë të tillë në vendin tim”.

Goodall ka lindur në Londër në vitin 1914 dhe është një botanist dhe ekolog. Ai shkoi në Australi  në vitin 1948, duke punuar si profesor në Universitetin e Melburnit.

Goodall festoi ditëlindjen e tij të 104 në fillim të prillit dhe që atëherë ka vendosur të kryejë eutanazi në mënyrë të vullnetshme në Zvicër./tvklan.al