Nuk mund të kishte ndeshje më të mirë për të nisur kampionatin për mijëra tifozët në stadiumin e Tetovës.

Po ashtu, nuk mund të kishte festë më të madhe sesa fitorja ndaj Vardarit, kampion të Maqedonisë, jo vetëm me rezultat, por sidomos me lojë.

Shkëndija europiane, që synon të hyjë në fazën e grupeve, më në fund e transferoi edhe në ligën vendase, spektaklin e saj të rrallë.

Grupimi i tifozëve, quajtur Ballistët, i parapriu suksesit duke ndërprerë për pak sekonda ndeshjen.

Skuadra e shqiptarëve pati epërsi të madhe, që nga fillimi e deri në fund, duke dhënë një shfaqje të vërtetë, me çdo lloj tentative për gol.

Besart Ibraimi, Armend Alimi, Stenio Zhunior apo kapiteni Ferat Hasani ishin të papërmbajtshëm, ndërsa trajneri Qatim Osmani, së bashku me ndihmësit, është e qartë se kanë bërë një përgatitje të shkëlqyer.

Fillimisht Armend Alimi dhe pastaj Stenio Zhunior sigluan shifrat 2-0, me pronarin Lazim Destani dhe presidentin Visar Bexheti, shumë të kënaqur me atë që panë në fushë. Besimi është i madh që pas nga Tetova të shpallet kampion këtë sezon.

Tv Klan