Shkëndija e Tetovës u eliminua nga Europa League pas humbjes së thellë 4 – 0 me Gent të Belgjikës. Skuadra shqiptare që merr pjesë në kampionatin maqedonas, nuk arriti të bënte mrekullinë për të shkuar në fazën e grupeve.

Shkëndija tregoi një lojë të mirë gjatë pjesës së parë, por u dorëzua në të dytën kur u shënuan të gjithë golat e sfidës. Sfida e javës së kaluar përfundoi me fitoren 2 – 1 të Gentit. Shkëndija mbërriti deri në play off-in e Europa League, pasi eliminoi tre skuadra, hera e parë në historinë e këtij ekipi.

Tv Klan