Shkëndija e Tetovës do të luajë sot në orën 20:45 ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Milan është kundërshtari në fazën play off, hapi i fundit për shkuar në grupet e Europa League.Trajneri Qatip Osmani e shikon të vështirë takim e parë që do të luhet në “San Siro”, duke u treguar realist për mundësitë e ekipi të tij.

Qatip Osmani (Trajner i Shkëndijes)

Do të jemi më të kujdesshëm se ndeshjet e tjera, por nuk do të thotë se do të qëndrojmë vetëm në mbrojte, por do të përpiqemi edhe të shënojmë.

Shkëndija do të ketë edhe mbështetjen e tifozëve të saj, të cilët kanë udhëtuar nga Tetova. Qatip Osmani në konferecën para ndeshjes tregoi edhe objektivin.

Qatip Osmani (Trajner i Shkëndijes)

Sigurisht që do të ishim të kënaqur me fitore, por edhe me një humbje minimale do të ishim të kënaqur.

Tetovarëve do t’i mungojë braziliani Junior, ndërsa Cuculi është kthyer pas pezullimit.

Tv Klan