Foto/ Shkëputet masivi shkëmbor në Vlorë, zë poshtë makinën



Një masiv shkëmbor është shkëputur dhe ka zënë poshtë një makinë të parkuar.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kalasë në qytetin bregdetar të Vlorës. Fatmirësisht, asnjë person nuk ka mbetur i plagosur.

Brenda makinës që u zu poshtë nga masivi shkëmbor nuk kishte asnjë person. Ndërkohë, qarkullimi i mjeteve në atë zonë është bllokuar. Në vendngjarje ndodhen forca policie, të cilat po orientojnë trafikun.

Policia thotë se të gjithë udhëtarët me automjet të mos vazhdojnë të qarkullojnë në aksin rrugor të Ujit të ftohtë drejtim Orikumit, ashtu edhe drejtuesit e mjeteve  nga Orikumi drejtim qytetit të Vlorës, pasi ka rrezik të shkëputen masive të tjera./tvklan.al

Kategori
KronikeLajmet KryesoreTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*