plagosjeNë Kir të Dukagjinit një 19 vjeçar ka qëlluar me armë zjarri nënën dhe vëllain e tij për motive ende të paqarta.

Të dhënat rreth kësaj ngjarje janë ende kontradiktore, por mësohet se dy të plagosurit po sillen në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Shkodrës.

Policia ka shkuar në vendin ku ka ndodhur krimi dhe është duke hetuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Sipas komunikatës së policisë të plagosurit janë Lina Qershia 56 vjeç dhe djali i saj Martin Qershia 25 vjeç.

Sipas policisë i plagosur mendohet të ketë mbetur dhe autori Zef Qershia 19 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

 

TV KLAN