policia-shkoder

Policia e Shkodrës arriti të parandalojë një vrasje, duke arrestuar personin që e kishte planifikuar atë.

Sipas policisë, Osman Malja, 21 – vjeç, nga Shkodra, po tentonte të vriste me kallashnikov një shtetas tjetër në afërsi të Spitalit Rajonal të Shkodrës.

Policia thotë se 21 – vjeçari po mbahej nën vëzhgim, pasi kishte të dhëna se ai po përgatiste një akt kriminal.

Gjatë ndërhyrjes për parandalimin e vrasjes, forcat e policisë janë përplasur me armë me autorin.

Për pasojë Osman Maja u plagos dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Osman Maja është me precedent penalë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Tv Klan