kembimi valutorNjë pikë këmbimi valuator është grabitur nën kërcënimin e armëve pasditen e sotme në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit ndërsa burime në vendngjarje thanë se autorët ishin dy persona të maskuar.

Ata kanë qëlluar me armë në ajër dhe janë larguar me një motor të zi. Të njëjtat burime thanë se ata kanë mundur të marrin një shumë të konsiderueshme parash.

 

TV KLAN