plagosja ne shkoder

Një 56 – vjeçar është plagosur me armë zjarri në momentin që po hynte në banesën e tij në lagjen “Ahmet Haxhia” në Shkodër. Sipas dëshmitarëve,  56 – vjeçari, Selami Ahmeti u qëllua me pistoletë nga një person i maskuar. I plagosuri u dërgua menjëhere në spitalin e qytetit, për të marrë ndihmën mjekësore.

56-vjeçari është qëlluar me pistolete në shtyllën kurrizore, por jashtë rrezikut për jetën.  Policia e Shkodrës po heton për motivet dhe autorin e krimit .

Tv Klan