PoliciaNjë pronar lokali në qytetin e Shkodrës ka mbetur i plagosur pasi u dhunua me sende të forta nga 4 persona gjatë ditës së enjte. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Truma e Dugajve të Reja” në lagjen “Vasil Shanto”.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për arsye të dobëta. Aktualisht ekspertët e policisë kanë shpallur në kërkim 4 persona, emrat e të cilëve janë: Vikor M, 27-vjeç, Vincens M. 34-vjeç, Leonard M 18-vjeç dhe M.M 16-vjeç, të gjithë banues në Velipojë.

Uniformat blu të Shkodrës bëjnë me dije se po punojnë për kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Redaksia/e.k