“Më vjen keq për Superioren se s’ka kuptim Superiorja pa Vllazninë, pa Shkodrën”.
Në Shkodër të gjithë e kanë mendjen tek Vllaznia, por të paktë janë ata që gjejnë fjalë për t’u shprehur. Trishtimi është shumë i madh për rënien e skuadrës së futbollit në Kategorinë e Parë. Në raste të tilla, përgjegjës janë të gjithë.
“Fajin e kanë të gjithë lojtarët, menaxhimi, bashkia dhe ne tifozët”.
Stadiumi ‘Loro Boriçi’ do të shohë ndeshje, por të paktën për një sezon aty nuk do të luhen përballje mes skuadrave më të mëdha shqiptare.
Edhe ata që nuk e kanë ndjekur me fanatizëm skuadrën shkodrane, mund ta përkufizojnë mjaft mirë situatën e Vllaznisë.
Tv Klan