Një vajzë 4- vjeçare nuk mund të flasë, të eci, të hajë dhe të shikojë pasi vajti tek dentisti për të hequr një dhëmbë dhe tashmë familja e saj ka hedhur dentistin në gjyq, sepse ai ka dështuar në proçedurën rutinë të heqjes së dhëmbit.

Nevall Hall ishte një vajzë e shëndetshme 2 muaj më parë derisa prindërit e çuan në një klinikë dentare për ti hequr një dhemb që i ishte prishur.

vajaza para

Gjatë procedurës, vajza pati komplikacione, gjendje të rënduar dhe dentisti nuk njoftoi ambulancën por u përpoq ti zgjidhte vetë. Nga një takim tek dentisti kjo ngjarje u kthye në mankth për vajzën e cila është në spital ku po kurohet për dëmtime të mëdha në tru.

Mamaja e 4 – vjeçares është shprehur se ka marrë kërcënime nga dentisti që mos të bëntë denoncim, por tashmë atij i është hequr licensa dhe do të gjykohet për pakujdesinë.

Ajo gjithashtu i paralajmëroi prindërti e tjerë që mos të lejonin që fëmija i tyre të lidhej në karrige me anë të një mjeti, i cili përdoret që fëmijët mos të levizin gjatë kohës që po mjekohen nga dentisti./tvklan.al