French Health Minister Marisol Touraine gestures as she arrives to address the media during a press conference held in Rennes, western France, Friday, Jan. 15, 2016. Six previously healthy medical volunteers have been hospitalized — including one man who is now brain dead — after taking part in a botched drug test at the Biotrial lab in western France, the French Health Ministry said Friday. (AP Photo/David Vincent)

Si pasojë e një inicidenti terapeutik në një klinikë mjeksore në Renë, në perëndim të Francës, një person ka rënë në koma cerebrale dhe 5 të tjerë janë shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se kjo terapi është përdorur edhe tek 90 persona të tjerë.

Bëhet fjalë për një rast të paprecedentë në Francë, kësisioj nuk ekziston një ilaç kurues ndaj kësaj terapie,

tha Shefi e Neurologjisë në spitalin francez, Gilles Edan.

Medikamenti i përdorur në këtë eksperiment është krijuar nga një kompani portugeze.

Prokuroria Franceze hapi një hetim rreth çështjes, që rrezikon të kthehet në një tragjedi në Francë, ndërsa Ministrja franceze e Shëndetësisë, Marisol Touraine, u zotua se do t’i shkohej deri në fund çështjes.

Informacionet e para ishin se, kura e cila merret me hape nga goja, përmbante doza të kanabisi, por kjo u hodh poshtë nga specialistët francezë, të cilët sqaruan se ka pasur një ngatërresë në media me termin “kanabinoide”, të cilat jo të gjitha rrjedhin nga kanabisi.

Tv Klan