Ka shkuar në 6 numri i të arrestuarve në lidhje me sulmin në një metro në Londër që ndodhi të premten e 15 shtatorit.

Policia ka arrestuar një 17-vjeçar në Thornton Heath, në jug të Londrës rreth mesnatës të së enjtes. Të gjithë të arrestuarit po mbahen në një stacion policie në jug të Londrës.

Fqinjët e shtëpisë ku u arrestua 17-vjeçari thanë për “BBC”-në se shtëpia është private dhe se është përdorur nga azilantë dhe ka të paktën 6 dhoma gjumi.

Ata përshkruan se si policët erdhën të pajisur me helmeta rreth mesnatës dhe mësyn në shtëpinë ku jetonte i arrestuari, ndërsa më pas arritën oficerë të tjerë policie të cilët kontrolluan edhe kopshtin e shtëpisë.

Nga sulmi në metro në Parsons Green mbetën të plagosur 30 persona ndërsa policia ka arrestuar edhe 5 persona të tjerë që janë nga mosha 18 deri në 35 vjeç./tvklan.al