Tiranë/Banorët e zonës së Shkozës, e më konkretisht pranë tuneleve, në rrugën “Aleks Çaçi” denoncojnë në rubrikën “Kallëzo”, në

tvklan.al

shpërdorimin e ujit të pijshëm, çdo ditë, nga ora 19 e 30 deri në orën 23 e 30.

Shpërdorim, që sipas tyre, shkaktohet nga amortizimit i rrjetit të shpërndarjes.

Ata kanë dërguar një video dhe sqarojnë se prej disa muajsh, në segmente të ndryshme të rrugës, për shkak të amortizimit janë çarë tubacionet e brendshëm të furnizimit me ujë të pijshëm dhe janë shkaktuar tre “hot spote”, ku uji që vjen në darkë, derdhet pa pushim, duke shkaktuar bllokim të rrugëve kaluese për banorët, si dhe shpërdorim pa kriter të ujit të pijshëm.

Shkoze 2

Banorët shprehen të shqetësuar se nga kjo problematikë e sistemit të kanalizimeve, uji i pijshëm nga sistemi publik i Ujësjellësit mund të bashkohet me tubacionet e ujërave të ndotura.

Nga ana tjetër, sipas banorëve, mungojnë kanalizimet dhe të gjitha strukturat e projektuara për mbledhjen, largimin e ujërave të shiut, drenazhimin e ujërave sipërfaqësore apo nëntokësore.

Zgjidhjen e vetme e kërkojnë nga kompania “Ujësjellës Kanalizime Tiranë”./tvklan.al