shkreliVeç parregullsive me lejen e ndërtimit, godina për të cilën kryetari i Bashkisë Lulzim Basha u padit nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar nuk përmbush as kriteret urbane dhe as ato mjedisore.

I këtij mendimi është edhe këshilltari i Kryeministrit për urbanistikën, Artan Shkreli i cili shpjegon nga ana teknike se ku çalon projekti që ka marrë lejen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Sipas Shkrelit, dhënia e të tilla lejeve është pasojë e mungesës së ekspertizës në Bashkinë e Tiranës.

Bashkia e Tiranës në një reagim të saj sqaroi se përgjigjen ndaj këtyre shpifjeve banale dhe faktet e plota i bëri publike një ditë më parë, ndërsa akuzoi këshilltarin e Kryeministrit se po keqpërdoret ashtu si kryeinspektorja e INUK.

Në ditë më parë Bashkia sqaroi se leja e dhënë për objektin në fjalë është në përputhje të plotë me planin e përgjithshëm vendor dhe legjislacionin në fuqi për planifikimin e territorit.

Tv Klan