Recep Taip Erdogan do të jetë i pari president turk në detyrë që do të vizitojë Greqinë fqinje. Vizita, e para e këtij lloji pas 65 vjetësh, është e një rëndësie të veçantë dhe do të sjellë rezultate domethënëse.

Këto kanë qënë fjalët e zv.kryeministrit turk Hakan Cavosoglu, i cili tha se udhëtimi është parashikuar ditët e ardhshme pa specifikuar datën e saktë. Vizita historike duhet të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe të cilat kanë vuajtur gjithnjë prej problemeve gjeopolitike.

Kreu u fundit turk që ka shkelur në tokë greke ka qenë Celal Bayar në vitin 1952 dhe udhëtimi i Erdogan do të shërbejë edhe si promovues i takimit mbi bashkëpunimin bilateral që do të mbahet në Selanik në muajin Shkurt.

Në të pritet të diskutohen projekte të rëndësishme infrastrukturore të përbashkëta si një lidhje detare e re mes Smirnës dhe Selanikut, një lidhje hekurudhore mes Stambollit dhe Selanikut për trena me shpejtësi të lartë dhe një urë mbi lumin Evos apo Meric në Turqi, në kufirin mes dy vendeve.

Burimi: Klan Plus