kanye-sarahSarah Blake është autorja amerikane e cila ka vendosur t’i dedikojë rreperit Kanye West, 46 poema, të përmbledhura në një botim të vetëm, që mban titullin “Mr. West”.

Për shkak se kurrë më parë nuk i janë dedikuar poema rreperit amerikan, autorja ka pranuar të shpjegojë edhe arsyet se përse muza e saj ishte pikërisht Kanye.

Në një intervistë për Page Six, Blake shpjegon se mes saj dhe West ka pasur një lidhje shpirtërore.

Mamaja e e rreperit, Donda West ka ndërruar jetë pak kohë përpara se gjyshi i saj të ndahej nga jeta, për shkak të kancerit.

Kur më pas u publikua albumi i rreperit amerikan, “80s & Heartbreak”, unë fillova të koleksionoj poema për humbjen, është shprehur autorja dhe kur vendosa të shkruaja disa poema të tjera, zgjodha të shkruaj për Kanye-n, ka thënë ajo.

Në poemat e saj, Sarah Blake përmend humbjen e nënës së Kanye West dhe gjithashtu gjyshit të saj.

Ishte kënaqësi e veçantë të shkruaja poema për rreperin amerikan dhe lidhjen shpirtërore që na bashkon, ka përfunduar rrëfimin e saj autorja e “Mr. West”.

tvklan.al