Një automjet është shkurmbuar gjatë natës, në lagjen nr 4 të Korçës. Bëhet fjalë për një furgon Benz, me targa AA 729 BL në pronësi të 32 – vjeçarit B.Ll.

Paraprakisht rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një vatre zjarri që është në brendësi të tij, e cila ka shkaktuar edhe djegien e plotë, pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikëses.

Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit, si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al