Makina e shefit të policisë në burgun e Kosovës në Lushnje është shkrumbuar rreth orës 02:00 të natës. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por dyshohet se zjarri i është vënë për shkak të detyrës.

Mjeti Golf i shefit të policisë Besnik Kaptelli ishte parkuar para shtëpisë së tij në lagjen “Skënder Libohova”, në Lushnje.

Vetë Kaptelli është marrë në pyetje lidhur me ndonjë kërcënim kohët e fundit, ose kur ai ka qenë me detyrë në Burgun e Rrogozhinës./Abc News