Një automjet tip “Mercedes-Benz” me targa AA 131 RX është djegur tërësisht rreth orës 04:35.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” të qytetit të Vlorës, kur policia u njoftua përmes një telefonate se po digjej një makinë.

Automjeti rezulton të jetë në pronësi të qytetarit me iniciale A.L 30 vjeç. Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga flakët e zjarrit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e djegies së mjetit dhe identifikimin e arrestimin e autorëve. /

tvklan.al