Një shtëpi u shkrumbua e gjitha në lagjen “Partizani” në Vlorë. Dy te tjera rrezikuan të digjeshin por pësuan vetëm dëme anësore.

Për fat në banesën ku ra zjarri nuk kishte njerëz. Zjarri ra në rrugën drejt vendit të quajtur “Kuzum Baba” dhe zjarrfikëset e patën shume të vështirë të depërtonin në kohë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se flakët janë shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike në banesë./tvklan.al