Në emisionin “Opinion” në Tv Klan ku u diskutua për lidhjet e krimit me politikën, gazetari Armand Shkullaku ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama kishte qenë në dijeni për implikimin e dyshuar të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Dhe për ta ilustruar, Shkullaku është shprehur se ka prova, si më poshtë:

– Është deklarata e Tahirit që ka shitur makinën dhe deklaratën e zyrtarit të policisë që akuzoi ministrin për bashkëpunim me trafikantët.

– Kryeministri dëgjon deklaratën e zyrtarit dhe dalë publikisht e ka thënë që denoncuesi është bashkëpunëtor me trafikantët.

– Ke ambasadorin amerikan që në 2015 doli dhe tha: Mos kandidoni kryetarë bashkish që kanë raporte kriminale. I rikandidoi. Pse e kishte nevojë të domosdoshme?

– Kishte ca të tjerë. Ky Arben Frroku doli nga burgu dhe mori pjesë në fushatën e PS në Pukë.

– Kapet deputeti i mazhorancës Mark Frroku me një të kërkuar nga policia dhe policia e lejon.

– Kë denoncime që banditë kanë hyrë në zyrën e kryeregjistruesit dhe e kanë kërcënuar, e madje e kanë rrahur.

“Rama e ka ditur. Duke qenë se këto fakte kanë qenë dhe ky jo vetëm s’ka dashur t’i dëgjojë por i ka kundërshtuar, këto janë fakte”,

 deklaroi Armand Shkullaku.

/tvklan.al