Shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Poposki, ka kritikuar Shqipërinë dhe Kosovën. Ai ka thënë se këto dy vende po përzihen në punët e brendshme të Maqedonisë.

“Gjithmonë kemi qenë plotësisht korrekt në bashkëpunim me fqinjët. Më së miri do të jetë që edhe ato të na bashkohen në këtë rrugë, në vend që të vendosin mina të cilat sjellin rrezik për të gjithë”, ka thënë ministri jashtëm i Maqedonisë, Poposki.

Dje shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati ka thënë se Tiranës zyrtare e as personaliteteve politike në Shqipëri nuk ju interesojnë koalicionet për qeverinë e Maqedonisë, por vendimet që do të merren për qytetarët shqiptarë atje.

Tirana dhe Prishtina kanë përshëndetur deklaratën e përfaqësueseve të partive politike shqiptare në Maqedoni, ku shprehnin vullnetin për të realizuar të drejtat kombëtare në mandatin e ardhshëm qeverisës./ tvklan.al