Temperaturat ekstremisht të larta për muajin Shkurt, kanë detyruar kryeqytetasit të heqin xhupat dhe të veshin bluza me mëngë të shkurtra.

Sinoptikanët argumentojnë se gjithçka po ndodh me motin aktualisht është si pasojë e rrymave të ngrofta afrikane. Megjithatë, nuk do t’i gëzojmë shumë këto ditë super të nxehta, pasi mesjava sjell rënien të ndjeshme të temperaturave.

Temperatura të tilla në muajin Shkuar nuk janë hasur së paku 10 vitet e fundit. Pavarësisht kënaqësisë që japin ditët e nxehta me diell, në mes të dimrit, ato kanë dhënë edhe efekte negative, veçanërisht në shëndetin e fëmijëve, duke tejmbushur spitalet dhe poliklinikat.

Tv Klan