Një javë më parë “Stop” transmetoi pamjet e pishave në rrugën kombëtare “Elbasan-Tiranë”, që ishin kthyer në rrezik për jetën e kalimtarëve dhe drejtuesve të automjeteve.

Një nga shoferët që bën këtë rrugë pothuajse çdo ditë thotë se një pishë i ka dëmtuar xhamin.

Është një pishë tek rruga drejt e Mulletit, që sa herë që kaloj aty, atje më rrinë sytë. Duhet të vë dorë shteti, të presë pishat që janë të rrezikshme, sidomos ajo e Mulletit.

Tashmë punonjës te pyjeve e kullotave dhe OSHEE-së kanë nisur aksionin për prerjen e pishave dhe shmangien e rrezikut. Procesit të prerjes do t’i nënshtrohen 50 pemë të tilla.

Prerja e këtyre pishave në këtë aks rrugor vjen si rezultat i rrezikshmërisë së lartë për automjetet që bëjnë këtë rrugë çdo ditë./

tvklan.al