Sheshi-nene-tereza

Prej 17 Tetorit sheshi “Nënë Tereza” ka këtë pamje në orët e mbrëmjes.

Prej orës 19.00 deri në mesnatë ai është i mbyllur për trafikun.

Qeveria, me një urdhër të kundërshtuar në fakt nga Bashkia e Tiranës, vendosi që ta shndërrojë këtë në zonë pedonale, një hapësirë që të përdorej për shëtitje.

Por këto pamje tregojnë se pedonalja është tërësisht e pashfrytëzuar.

nene-tereza2

Jo vetëm që nuk ka qytetarë që e përdorin për xhirot e mbrëmjes, por rrallë mund të ndeshësh edhe kalimtarë.

Mund të ndeshësh edhe ndonjë që gjithë këtë hapësirë boshe e përdor për të shëtitur qenin.

Ky është sheshi Nënë Tereza sot, që prej prej më shumë se 5 javësh ruhet edhe me forca policie, që nuk lejojnë makinat ta shfrytëzojnë si më parë.

nene-tereza3

Kjo nyjë shërbente jo vetëm për të orientuar trafikun, por edhe si aks shpërndarës i tij, në rrugë të tjera, duke i dhënë frymëmarrje qarkullimit jo pak të rënduar të Tiranës.

Por ndërsa e gjithë kjo hapësirë mbahet bosh kot për ndonjë kalimtarë të rastit apo për të shëtitur kafshët shtëpiake, mbyllja e sheshit e ka zbrazur trafikun në rrugët e tjera.

Ja çfarë ndodh në rrugën Ismail Qemali, përbri Kryeministrisë, në kryqëzimin me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ismail-qemali-rruga

Ndërsa kjo është rruga Ibrahim Rugova, një prej nyjeve kryesore të qarkullimit në zonën e ish –Bllokut, paralele me segmentin e mbyllur të bulevardit dhe me sheshin “Nënë Tereza”.

Ibrahim-rrugova

Ja çfarë ndodh teksa sheshi është i boshatisur.

Këto dy realitete dëshmojnë se vendimi i qeverisë për ta shndërruar sheshin “Nënë Tereza” në pedonale, jo vetëm që nuk po u shërben këmbësorëve, siç ishte qëllimi i vendimit, por u ka shtuar problemet atyre që lëvizin me automjete, duke rritur kështu edhe nivelin e ndotjes në zonat me trafik të rënduar.

Tv Klan