8

Jeta e bukuroshes misterioze, që tërhoqi vëmendjen e Justin Bieber ka ndryshuar tërësisht qëkur ylli kanadez i pop –it e bëri pjesë të botës së showbiz.

Me një ngjashmëri tepër të madhe me Irina Shayk, pamja e saj tërheqëse bëri që Bieber, i cili e kishte gjetur foton e saj në Instagram, të kërkonte ndihmë për të zbuluar identitetin e saj.

Në Dhjetor, “Daily Mail” zbuloi se bëhet fjalë për një studente 17 – vjeçare nga Spanja që punonte si babysitter.

Për gazetën, sot Cindy thotë se që nga momenti që Bieber e vuri në qendër të vëmendjes, jeta e saj ka ndryshuar totalisht.

4

Ajo jo vetëm që ka marrë oferta të shumta pune, por në fund të këtij muaji, do të debutojë si modele në javën e modës në Madrid.

Cindy rrëfen se i duket ende e pabesueshme se sa shumë ka ndryshuar jeta e saj në kaq pak kohë. 

“Më duket sikur po jetoj një përrallë”,

shprehet 17 – vjeçarja.

Adoleshentja bëri për vete qindra ndjekës në Instagram dhe sot ka mbi 600 mijë të tillë. Megjithatë, ajo thotë se ka ndërmend të qëndrojë me këmbët në tokë dhe të përqendrohet tek studimet, pavarësisht vëmendjes së madhe që ka tërhequr. /tvklan.al