Imagjinoni një botë pa navigatorë, ku çdo shofer do duhet të mbante mend rrugët përmendësh. Epo ja që në Londër, kjo gjë është e mundur.

Shoferët e taksive të zeza të cilat nuk kanë navigatorë, që të marrin licensën e taksistit duhet fillimisht të kalojnë një nga testet më të vështira në botë. Ata duhet të mësojnë emrat e mbi 25 mijë rrugëve dhe mbi 20 mijë pika turistike dhe vendndodhjet e tyre në Mbretërinë e Bashkuar. 

Ky quhet “testi i diturisë”, dhe aplikantët mësojnë deri në 4 vite për ta kaluar atë.  Sipas sondazheve , vetëm 1 nga 5 aplikantë mund të bëhen shoferë të këtyre taksive të zeza.

Ndërkohë, në Amerikë , një makinë një javë më parë ka rënë në një liqen të ngrirë, pikërisht prej mos funksionimit të navigatorit. Shoferi dhe dy pasagjerët po ktheheshin natën vonë në shtëpi, duke ndjekur udhëzimet e GPS, kur pajisja gaboi duke e çuar makinën drejt liqenit Champlain. Ishte tepër errësirë, prandaj ata e kuptuan tepër vonë këtë problem. Fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Burimi: Klan Plus