Tre persona kanë mbetur të plagosur në qytetin e Heidelberg-ut pasi një burrë kaloi me makinë në një zonë këmbësorësh.

Atentatori i cili ishte i armatosur me thikë, u plagos nga policia në një përplasje pasi ishte larguar në  këmbë nga vendngjarja.

Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta, por terrorizmi nuk besohet të jetë mes shkaqeve të dyshuar.

Në muajin dhjetor një terrorist islamik u fut me kamionin në një treg krishtlindjesh në Berlin duke vrarë 12 persona dhe plagosur 49 të tjerë. /tvklan.al