Një 30-vjeçar i dehur që drejtonte automjetin në gjendje të dehur ka përplasur disa makina të tjera të parkuara në Vlorë.

Policia thotë se Taulant Rakipi drejtonte makinën tip Jeep në aksin rrugor të Transballkanikes dhe pranë vendit të quajtur ”Rrethrrotullimi i Çoles” humbi kontrollin e mjetit e për pasojë ka përplasur tre mjete të tjera të parkuara, duke shkaktuar dëme materiale.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:45, ndërsa 30-vjeçari Rakipi u konstatua në gjendje të dehur me 1.18 mg/l.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë për vepren penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

/tvklan.al