Një automjet i cili drejtohej ngë një shofere ka marrë flakë në ecje mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:42, në rrugën “Muhamet Deliu”, në Tiranë.

Ka qenë një telefonatë e bërë në numrin e Emergjencave 112 që njoftonte se një makinë ishte përfshirë nga flakët.

Sipas burimeve të policisë  mjeti tip “

For

d”, me drejtuese B.M  në ecje e sipër ka marrë flakë në pjesën e kroskotit, si pasojë është braktisur në rrugë nga shoferja dhe nga flakët janë dëmtuar 3 mjete të tjera, 2 mjete të tipit “

Benz

” dhe 1 mjet i tipit “

Ford

“.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve./tvklan.al