Një fëmijë në Londër i kërkoi nënës së tij që të shkonte te shtëpia e fqinjëve sepse vuri re që ata kishin ndezur zgarën, por nuk e kishte idenë që pas gardhit po ndodhte një ngjarje horror.

Fillimisht, disa banorë në Southfield të Londrës menduan se fqinjët e tyre po ndiznin zgarën, por më pas e kuptuan që diçka nuk po funksiononte.

Policia mori njoftimin nga disa banorë të cilët u shqetësuan për një zjarr në shtëpinë pranë tyre.

Ata shkuan rreth orës 6:30 të së mërkurës dhe gjetën në kopshtin e shtëpisë një trup shumë të djegur.

21 vjeçarja Sophie Lionnet, e cila kishte shkuar në Britani për të punuar si dado është vrarë dhe më pas është hedhur në një zgarë të ndezur.

Lionnet ishte nga Troyes, Francë dhe përshkruhej nga të gjithë si një vajzë e sjellshme.

Policia ka arrestuar dy persona si të dyshuar kryesorë, Ouissem Medouni, 40 vjeç, dhe Sabrina Kouider, 34 vjeç.

Ata priten të dalin para gjykatës ditën e sotme.

/tvklan.al