bankat

Lidhur me krizën në Greqi dhe ndikimin e saj në bankat greke në Shqipëri, ka reaguar edhe Shoqata Shqiptare e Bankave.

Me anë të një njoftimi për mediat ajo thotë se në emër të gjithë bankave anëtare siguron publikun  dhe të gjithë depozituesit dhe klientët se zhvillimet në vendin fqinj nuk ndikojnë në stabilitetin dhe funksionimin normal të bankave në Shqipëri.

Në njoftim thuhet se  sistemi bankar shqiptar, përfshirë edhe bankat me kapital Grek, është financiarisht dhe operacionalisht i pavarur nga sistemet bankare në vende të tjera.

Të gjitha bankat tregtare operojnë në Shqipëri si njësi të pavarua ligjore, nën kuadrin legjislativ e rregullator shqiptar.

Tv Klan