Telashet mesa duket nuk kanë të sosur për Noizy-n. Sipas burimeve mësohet se këngëtari është shoqëruar këtë mbrëmje në komisariat dhe po merret në pyetje rreth videos që ka xhiruar së fundi, ku ka qëlluar me armë zjarri.

Por, reperi është shoqëruar në polici edhe në muajin dhejtor të vitit të kaluar, pasi ka qënë duke ecur me makinë pa leje drejtimi.

Gjatë një kontrolli uniformat blu i kanë kërkuar dokumentacionin e mjetit ku rezultoi se nuk kishte leje drejtimi me vete dhe gjoba të papaguara./tvklan.al