coupleFemrat që kanë shumë shokë meshkuj dhe kolegë dhe që shihen si tërheqëse, kryejnë më shumë marrëdhënie seksuale me partnerin e tyre.

Këto të dhëna vijnë nga një studim i realizuar nga Oakland University, SHBA, sipas të cilit çelesi i këtij zbulimi lidhet me rivalitetin seksual.

U vëzhguan rreth 400 meshkuj që kishin lidhje të gjata.

Shumë studime tregojnë se meshkujt janë më të motivuar seksualisht nga partneri kur kanë dyshime mbi besnikërinë e tyre.

Kjo sipas shkencëtarëve nuk do të thotë se meshkujt duan që partnerja t’i tradhëtojë por sugjeron se në subkoshiencën e tyre rritet menjëherë dëshira për të kryer seks duke ndjerë në një farë mënyrë rivalitetin nga meshkujt e tjerë.

Grupi i shkencëtarëve thonë se kjo sjellje është tërësisht njerëzore dhe meshkujt nuk janë të ndërgjegjshëm për këtë fenomen apo për sjelljen e tyre.

Në bazë të kësaj teorie, konkluzionet sugjerojnë se meshkujt, partnerja e së cilëve ka më shumë kolegë dhe shokë meshkuj (rivalë seksualë potencialë) kanë tendencën të bëjnë më shumë seks.

Por kjo ndodh vetëm tek ata meshkuj të cilët perceptojnë se partnerja e tyre është tërheqëse për meshkujt e tjerë.

tvklan.al