Nga e premtja,Vunoi, është kthyer në një pikëtakimi të vizitorëve vendas dhe turistëve të huaj. Është “South Outdoor Festival” që për të dytin vit është angazhuar në zgjerimin e hartës së vendeve që mund të vizitosh dhe të kalosh disa ditë pushimi, jo vetëm në bregdet, por edhe në fshatrat përreth tyre.

Këtë pranverë, organizatorët përveç sporteve, edhe atyre në ajër dhe ujë, si synim ka promovimin e trashëgimisë kulturore me vizitimin e disa qendrave dhe monumenteve të kulturës apo me organizimin e festivaleve me të vogla si degustimi i vajit të ullirit.

Jo vetëm kaq, por shpallja e fituesve të konkursit “Festat Lokale”, organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe e Mjedisit e Turizmit, nuk mund të bëhej më mirë se në Vuno.

21 fituesit premtojnë të gjenerojë të ardhura për banorët e fshatrave, duke i bërë ato më të prekshme nga turistët përmes festave që në thelb kanë traditën.

Tv Klan