Policia ka shpallur në kërkim Kataldo Lezhnjan, si personi i dyshuar i cili lëvizte me armë pasditen e të premtes në rrugën “Siri Kodra”, në Tiranë. 25 – vjeçari mundi t’i shpëtojë uniformave blu, të cilat ishin vënë në ndjekje të tij.

Burime nga Policia e Tiranës sqarojnë se për ngjarje është shoqëruar vëllai i Kataldos Lezhnjas, i cili dyshohet se ka qënë sebashku më të në makinë. Blutë, gjatë kontrollit të mjetit gjetën dy doza kanabis, si dhe një sasi të dyshuar si drogë e fortë. Ende nuk është përcaktuar nëse është kokainë apo heroinë, pasi ndodhet në laborator.

Lezhnja nuk është një emër i panjohur për policinë e kryeqytetit, pasi ka qënë i dënuar disa herë për plagosje dhe vjedhje. Përveç këtyre çështjeve, i riu është skeduar nga policia si mik i afërt i Gjergj Cukalit i njohur si ndryshe si i forti i Myslim Shyrit.

Cukali u arrestua në Korrik të këtij viti gjatë opercionit antidrogë të koduar “Tangent”.

Një vit më parë, Lezhnja u arestua në rrugën “Mujo Ulqinaku”, jo shumë larg vendit ku pasditen të premtes ai kërcënoi disa qytetarë me armë. Në këtë ngjarje plagosi dy të rinj, pas një konflikti për vendin e parkimit. Për të njëjtën arsye, ai ka plagosur dhe një 25 – vjeçar në vitin 2013.

Tv Klan