Mbrëmjen e sotme Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për 9 personat e akuzuar për terrorizëm.

Ajo vendosi 14 vjet burg për Genci Ballën,  17 vjet burg për Gerti Pashja, 12 vjet për Fadil Muslimani, 18 vite burg për Bujar Hysa.

Zeqir Ymeri u dënua me 16 vjet burg, ndërsa Edmond Balla 13 vjet burg.

Për Astrit Tola gjykata vendosi 17 vjet burg, për Verdi Mora 13 vjet burg, ndërsa vendimi për Orjon Reçi është13 vjet burg.

9 të pandehurit në këtë proces akuzohen për rekrutim të personave për kryerje të veprave terroriste, financim terrorizmi si dhe nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste./tvklan.al