Rovi Shpati

“Fati im ishe ti”. Kështu i thotë këngëtari Shpat Kasapi, Rovena Stefës në këngën e re që dy artistët do të nxjerrin në treg së shpejti.

Në një postim në rrjetet sociale, këngëtarja ka publikuar një pjesë nga xhirimet e klipit, që pritet të dalë në dhjetor.

Edhe pse ende nuk dihet kujt i dedikohet kjo këngë, në mediat rozë ka filluar të përflitet se mes Shpat Kasapit dhe Rovena Stefës mund të ketë lindur një histori dashurie.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë mes dy këngëtarëve. Kohë më parë ata kanë kënduar edhe potpuri popullore në evente të ndryshme./tvklan.al