Shqipëria renditet e fundit në rajon dhe Evropë për shpenzimet në kërkim dhe zhvillim. Sipas institutit të statistikave të UNESCO-s në vlerë, shpenzimet përllogariten 37 milionë dollarë, shifra më e ulët kjo në rajon. 

Nivelin më të lartë të shpenzimeve e ka Serbia, konkretisht 0.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ose 757 milionë dollarë. Ndërsa numri i kërkuesve përllogaritet rreth 1,830 për 1 milion banorë.

E dyta renditet Maqedonia, shpenzimet e të cilës janë 0.5% apo 145 milionë dollarë.

Ndërsa Mali i zi dhe Bosnja shpenzojnë për kërkim përkatësisht 0.4% dhe 0.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Për vitin 2016, Eurostat njofton se të gjitha vendet e Bashkimit Evropian së bashku  kanë shpenzuar për kërkimin dhe zhvillimin rreth 300 miliard euro.

Krahasuar me ekonomitë e mëdha shpenzimet për këtë sektor  në vendet evropiane ishin më të ulëta se në Korenë e Veriut.   Po në këtë vit shpenzimet më të larta u shënuan në Suedi dhe Austri. Të dyja shtetet e kalonin nivelin 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, sipas Eurostat.

Shpenzimet për kërkim dhe zhvillim kanë një rol të rëndësishëm për t’i dhënë zhvillim teknologjisë dhe inovacionit.

/Klan Plus