De BiasiShqipëria ka fituar një ndeshje të vështirë në rrugëtimin e saj drejt fazës finale te Euro 2016. Një takim i fituar nga vendosmëria e lojtarëve dhe e trajnerit Gianni De Biasi.

Gianni De Biasi (Trajner i Kombëtares): Ashtu si e thashë para ndeshjes ishte një ndeshje e vështirë, pasi Armenia di të mbrohet dhe të kundërsulmon ashtu siç na bafasoi me golin që në filllim. Në pushim i thashë lojtarëve që të mos krijonin hapësira dhe se ne do të fitonim. Zëvendësimet e kryera dhanë rezultat”.

Të lumtur për shpërblimin e përpjekjeve të tyre janë edhe protaginistët e saj. 

Lorik Cana (Futbollist i Kombëtares): Fitroja për ne ishte e merituar me gjithë rastet që krijuam. I përgëzoj djemtë sepse kanë dhënë gjithçka për të mos dëshpëruar gjithë këta njerëz”.

Mërgim Mavraj (Futbollist i Kombëtares): E kemi ditur edhe pas golit që pësuam që nese e bëjmë 1 gol armenët nuk do të qëndrojnë deri në fund pa pësuar një gol të dytë”. 

Kuqezinjtë tani do të kenë disa muaj pushim për tu rikthyer më 13 Qershor në miqësoren me Francën dhe më 4 Shtator në sfidën kualifikuese ndaj Danimarkës në Kopenhagen.

Tv Klan