de biaziNjë fitore e madhe e Kombëtares ndaj një ekipi të vështirë. Ky është gjykimi i trajnerit Gianni De Biasi. Sipas tij e merituam fitoren, pasi zotëruam sfidën.

Gianni De Biasi – Trajner i Shqipërisë: “Ishte një ndeshje e vështirë siç ju thashë edhe më parë dhe na shënuan që në përpjekjen e parë nga shënuan. Kjo e bëri më të vështirë për ta kthyer. Jam shumë i kënaqur për këtë rezultat që arritëm. Futbollistët treguan karakter dhe e përmbysën rezultatin dhe në të gjithë takimin e merituam fitoren me rastet që krijuam.”

Një tjetër betejë na pret muajin e ardhshëm, pro jo në fushë.

Gianni De Biasi – Trajner i Shqipërisë: “Varet shumë ecuria jonë edhe nga vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, por ne gjithësesi duhet të luftojmë deri në fund.”

Për Bernard Challandes në rezultat ka ndikuar dalja me karton të kuq të një lojtari armen.

Bernard Challandes – Trajner i Armenisë: “Ishim në presion, pasi të luash me 10 veta në këtë stadium. E dyta ne jemi përgjegjës, pasi unë i thashë lojtarëve në pushim që duhet të luanim nuk mund të mbyllej 1 – 0, duhet të rrezikonim, por ishim të frikësuar dhe nuk ia arritëm. Në pjesën e dytë Shqipëria ushtroi më presion luajti më mirë dhe ne pranuam këtë zotërim të kundërshtarit.”

Kualifikueset kanë mbërritur në gjysmën e tyre dhe tani duhet akoma punë për të siguruar një vend në fazën finale të Euro 2016.

Tv Klan