kombetarja

Shpërblimet e përfolura të Kombëtares për kualifikimin në finalet e Euro 2016 janë miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit. 2 milionë e 700 mijë euro do t’i jepen kuqezinjve për arritjen historike. Ato do të shpërndahen në bazë të kontributit, që dhanë lojtarët në fazën eliminatore.

Një shpërblim më të lartë do të kenë ata të cilët ndikuan më shumë në realizimin e ëndrrës. Kombëtarja do të debutojë në finlet e Kampionatit Europian këtë verë. Shqipëria është në të njëjtin grup me vendin mikpritës të turneut Francën. Skuadra e tjera janë Zvicra dhe Rumania.

Kuqezinjtë do ta nisin pikërisht me zviceranët, ku aktivizohen disa lojtarë shqiptarë, duke e kthyer në një derbi. Sfida e parë do të luhet më 11 qershor në Lens. Pritet që Kombëtarja të mbështet nga tifozë të shumtë.

Tv Klan