Policia e Fierit ka vënë në pranga 3 persona për shpërndarje të drogave të forta, ndërsa ka sekuestruar 36 doza kokaine. 

Në një njoftim për mediat thuhet se

“Nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me FNSH Fier, u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar ”MESNATA” ku u arrestuan në flagrancë

Shkëlzen Gjata, 24 vjeç, banues në Drizë, Fier, 

Mariglen (Renato) Mellaraj, 35 vjeç, banues në Fier dhe 

Pranvera Isufaj, 27 vjeçe, banuese në Fier”.

Arrestimi i tyre u bë i mundur mbi bazën e informacioneve të mara më parë në rrugë operative se në lokalin ”New York” në lagjen “Apollonia” Fier gjatë një feste ”Party” që do të zhvillohej aty do të shitej lëndë narkotike.

“Mbi bazën e këtij informacioni, është organizuar puna dhe në bashkëpunim me FNSH Fier, gjatë mesnatës, është shkuar në lokalin ”New York” dhe është ushtruar kontroll personave dhe ambienteve të këtij lokali që ishte në administrim nga shtetasit Shkëlzen Gjata dhe Mariglen Mellara

j”, sqaron policia.

Nga kontrolli i ushtruar në një dhomë me mbishkrimin ”Private” u gjendën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 36 copë paketime me kokainë, një peshore elektronike, një palë gërshërë, një fletore shënimesh etj.

Gjatë kohës së kontrollit fizik të personave që ishin në këtë lokal, Pranvera Isufajt, në çantën e saj të krahut i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 thika me teh të përkulshëm të dyshuara si armë të ftohta.

Sipas policisë, Pranvera Isufaj ka kundërshtuar hapur veprimet e policisë duke përdorur dhe forcën me veprime aktive e për pasojë ka penguar në kryerjen e detyrës punonjësit e policisë si dhe i ka ofenduar ata.

/tvklan.al