Dy shqiptarë dhe një shtetas i huaj, anëtarë të një rrjeti të organizuar kriminal në Britani, u dënuan nga gjykata e këtij vendi me më shumë se 27 vjet heqje lirie në total.

Ata akuzoheshin se ishin të përfshirë në veprat penale të pastrimit të parave dhe në trafikun e kokainës.

Enton Feta, Muhammad Asim dhe Kastriot Shemaj, u shpallën fjator nga Gjykata e Blackfriars Crown, pasi ata ishin arrestuar në shtator të 2015-tës nga oficerët e NCA në bashkëpunim me agjencinë policore OCP në Londër.

Në momentin e arrestimit Katriot Shemaj, iu gjetën me vete një sasi prej 99.975 paundësh.

Sipas hetimeve në banesën e shqiptarit Feta, u gjendën prova, se ai ishte i përshirë në një rrjet të shërndarjes së kokainës, pasi ia mbante disa fletore ku shënonte furnizimin dhe mbledhjen e pagesës për sasitë e mëdha të kokainës.

Hetimeve treguan se shqiptari kishte furnizuar me mbi 18 kg kokainë disa persona dhe ai u akuzua për trafik të drogës së klasit A.

Më 25 prill të këtij viti gjykata britanike dënoi  Enton Feta me 16 vjet burg, Muhammad Asim me 8 vjet burg dhe Kastriot Shema 3 vjet e gjysmë heqje lirie./tvklan.al