Korçë – Një koordinator i një subjekti politikë është vënë në pranga dhe një tjetër po procedohet në gjendje të lirë, pasi akuzohen për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Pajtim Myrtollari, 55 vjeç, banues në Korçë, me detyrë specialist pranë Drejtorisë së Peshkimit Korçë, koordinator i një subjekti politik.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 25.06.2017 ky shtetas, është kapur duke shpërndarë shuma lekësh me qëllim blerjen e votës, deri në 200.000 lekë për një subjekt të caktuar politik.

Gjithashtu po nga këto struktura filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj  R.D, 61 vjeç, banues në Korçë (me detyrë koordinator i një subjekti politik)

Procedimi ndaj tij filloi pasi, më datë 25.06.2017, këtij shtetasi në lagjen nr 6 në Korçë, në automjetin e tij me targa AA240KI, i  janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 170.000 lekësh të cilat dyshohen se do përdoreshin për pagesat e zgjedhësve dhe koomisionerëve të këtij subjekti./tvklan.al