Krujë- Policia ka nisur procedimin penal për një 30 vjeçar me inicialet B.K.

Ditën e djeshme në fshatin Zëzë, Krujë, ka ndodhur një konflikti midis disa simpatizantëve të dy subjekteve politike, për motivin se 30 – vjeçari po shpërndante vlera monetare tek persona të ndryshëm, anëtarë të komisioneve, vëzhguesve të subjekteve politik që aderon.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 3- vjeçarit  iu gjet dhe sekuestrua  shuma prej 400.000 lekë(të reja).

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e R Rr.  23 vjeç, banues në Krujë.

R.Rr.  dyshohet se në bashkëpunimi me dy persona të tjerë, të paidentifikuar  kanë kanosur me fjalë,  goditur me grushte dhe kërcënuar me armë zjarri, B.K.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme./tvklan.al